Fjalë Kyçe

Osmani: Shembulli i njerëzve fisnikë e punëtorë të Hasit do të bëhet shembull i udhëheqjes së shtetit

Osmani: Shembulli i njerëzve fisnikë e punëtorë të Hasit do të bëhet shembull i udhëheqjes së shtetit

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani u mirëprit sot në Gjonaj të Hasit nga qyetarë të shumtë dhe simpatizantë e anëtarë të LDK-së.

Siç njofton kumtesa, kryetari Degës së LDK-së, Anton Quni, tha se e tërë ushtria e Ibrahim Rugovës, si në vitet ’90, është rreshtuar përkrah kandidates së LDK-së për kryeministre.

Ndërsa kandidatja për kryeministre,  Osmani, foli për vlerat e zonës së Hasit, të cilët gjithmonë kanë dhënë shembull në tërë Evropën se si duke gatuar bukë për vete e për miqtë, duke e ushqyer mikëpritjen dhe duke e kultivuar shprehinë e punës, mund të ndërtojnë të ardhmen jo vetëm për vete, por edhe për të tjerët.

“Shembulli i njerëzve fisnikë e punëtorë të Hasit duhet të bëhet shembull i udhëheqjes së shtetit”– u shpreh  Osmani.

Hasi ka dhënë shumë njerëz të mëdhenj, nga Pjetër Bogdani te Katarina Josipi”- tha më tej ajo”, dhe ne do të kujdesemi që kjo zonë të ketë trajtimin meritor nga shteti”.

“Ne nuk do të lejojmë që krimi e korrupsioni të jenë dukuritë identifikuese të shtetit tonë. Ne do ta kthejmë meritokracinë si vlerë themelore të funksionimit të institucioneve shtetërore”, tha  Osmani.