Fjalë Kyçe

Policia deklarohet rreth arrestimit të dy spiunëve serbë: Po përpiqeshin të largoheshin nga Kosova

Policia deklarohet rreth arrestimit të dy spiunëve serbë: Po përpiqeshin të largoheshin nga Kosova

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar serb tek pika kufitare “Dheu i Bardhë”.
Një 41 vjeçar dhe një 60 vjeçar janë ndaluar në pikën kufitare te Dheu i Bardhë dhe gjatë kontrollimit, dhe të cilët dyshohen për veprën penale ‘’Spiunazh’’, raporton Periskopi.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

‘’Më datë 10. 07. 2019 rreth orës 09:05 në Stacionin policor kufitar Dheu i Bardhë në dalje të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve zyrtare, gjatë kontrollit të një automjeti të tipit Ford Galaxy , te cilën e drejtonte personi i dyshuar mashkull/serb (i lindur në vitin 1959) dhe së bashku me të si pasagjer ndodhej edhe personi tjetër poashtu i dyshuar mashkull/serb ( i lindur në vitin 1978), dhe pas vlerësimit të informacioneve dhe dokumenteve të gjetura tek personat e dyshuar, është njoftuar prokurori i shtetit dhe pas konsultimeve të nevojshme dy të dyshuarit arrestohen dhe ndaj tyre iniciohet rast konform kodit penal të Republikës së Kosovës për ” Spiunazh” , për të vazhduar pastaj me procedura të tjera sipas ligjit’’, përfundon Hoxha.