Fjalë Kyçe

“Pozicionin e Kosovës e ka dobësuar udhëheqësia e deritanishme dhe liderët e partive”

“Pozicionin e Kosovës e ka dobësuar udhëheqësia e deritanishme dhe liderët e partive”

Përçarjet e brendshme mes klasës politike në Kosovë po e dobësojnë pozitën e vendit. Kryeministri Ramush Haradinaj në Rubikon të KTV-së ka thënë se deklaratat e liderëve të partive politike, qëndrimet e tyre, madje të ndryshme prej atyre në publik dhe në takime të mbyllura, po bëjnë që Kosova të shihet më e dobët ndaj Serbisë.

Sipas Haradinaj, Serbia po e dobëson Kosovën prej anës së tyre ndërsa liderët vendorë po e bëjnë prej anës tjetër.

Ai madje kërkoi që të bëhet një deklaratë e përbashkët përmes secilës udhëheqësit e shtetit deklarohen se nuk do të tërheqin taksën pa njohjen e Serbisë.

“Një deklaratë e përbashkët që ne, udhëheqësit e Kosovës, nuk ia kthejmë tregun Serbisë, para njohjes sepse na kanë shkatërrua tregun, na ka shkatërru. Për këtë arsye nuk e largojmë taksën”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka ftuar liderët e partive politike parlamentare që të bashkohen për një deklaratë që Kosova nuk i kthen Serbisë tregun pa e njohur Kosovën.

“Po ta bëjmë këtë, ju siguroj që njohja vjen. Fitojmë kushtin për njohje nga Serbia. Nuk do të jetë më konflikt i ngrirë tërë jetën ose në ndonjë luftë të mundshme. Unë nuk besoj se do të ndodhë, por ata po armatosen”, ka thënë ai.

E ka vazhduar argumentin se “pse duhet të armatoset Serbia”.

“Kush e rrezikon Serbinë? Krejt i ka në NATO. Kosova po e rrezikon Serbinë? Jo, më fal. Është krejtësisht armatim i panevojshëm. Nuk mundemi me ja kërku njohjen Serbisë pa asnjë çmim”, ka thënë Haradinaj.