Fjalë Kyçe

Pse ekipi negociator nuk e ka kompletuar ende platformën për dialogun?

Pse ekipi negociator nuk e ka kompletuar ende platformën për dialogun?

Edhe pse ishte paralajmëruar që sot do të prezantohet platforma për dialogun me Serbinë, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë, pasi që ky dokument ende nuk është kompletuar. As pas dy takimeve që i mbajtën gjatë ditës së djeshme përfaqësuesit e ekipit negociator nuk arritën të dalin me një datë se kur kjo platformë do të kalojë në Kuvendin e Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Për t’u dakorduar për këtë platformë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, të hënën thirri në takim edhe presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, bashkëkryesuesin e delegacionit shtetëror për dialog Fatmir Limajn, si dhe anëtarët e delegacionit Enver Hoxhajn dhe Visar Ymerin.

Përderisa nuk pati deklarime për medie pas takimit, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj bëri të ditur se temë e diskutimit ishte platforma e dialogut që ditëve në vijim do t’i dorëzohet Kuvendit të Kosovës, pasi e njëjta sipas tij ende nuk është kompletuar.