Fjalë Kyçe

Rrahje mes disa personave në QKUK, dyshohet se ka të arrestuar

Rrahje mes disa personave në QKUK, dyshohet se ka të arrestuar

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur sonte në Qendrën Klinike Universitare (QKU).

Dëshmitarët i kanë thënë Insajderit, se është dashur fillimisht ndërhyrja e sigurimit të QKUK-së dhe më pastaj ka arritur Policia e Kosovës.

Sipas tyre Policia ka arritur që t’i arrestojë disa persona.

Insajderi ka provuar që të kontaktojë me Zëdhënësen e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti dhe atë të Qendrës Klinike Universitare (QKU), Shpend Fazliu, por që kontakti me ta ka qenë i pamundur.