Fjalë Kyçe

Rrëfen familja e vajzës së ikur në Siri, kërkon që të kthehet pas tensionimit të situatës

Rrëfen familja e vajzës së ikur në Siri, kërkon që të kthehet pas tensionimit të situatës

I ftohti i dhjetorit sjell me vete për herë të tretë datën kur motra e SH.B(emër i njohur për redaksinë), iku nga familja për t’ju bashkuar bashkëshortit në luftën e ISIS-it në Siri.

Më shumë se sa për t’ju bashkuar njeriut të jetës, ajo iku nga gjykimet e paragjykimet e prindërve, vëllezërve e shoqërisë për zgjedhjen e bashkëshortit që të jetë pjesë e organizatës terroriste.

Një vit pas qëndrimit në Siri, i shoqi i saj humbi jetën në betejë.

Megjithëkëtë kjo nuk i mjaftoi që t’i kthehej familjes, pavarësisht lutjeve të së motrës.

Më e lehtë për të ishte përballja me luftën se sa fjalët e familjarëve.

Gjatë ikjes ajo u plagos me dy plumba në trup, plagët e së cilës nuk ju trajtuan për tre muaj nga ushtria kurde e cila i mbajti të arrestuar.

Ajo sot është përjashtuar nga familja, e e motra tregon se për të flet vetëm me të ëmën.

Ajo arrin t’ju shkruaj shumë rrallë përmes telefonave të grave siriane, e për herë të fundit u është lajmëruar me 12 tetor kur edhe ka shprehur vullnetin të largohet pas tensionimit të situatës si pasojë e sulmeve turke.

Tash ajo pret që e motra e saj, të bie në duart e ushtrisë turke dhe të kthehet në vendlindje.