Fjalë Kyçe

A do të hyj Nisma në Qeveri, varet nga Vetëvendosje?

A do të hyj Nisma në Qeveri, varet nga Vetëvendosje?

Vendimi i PZAP-së për anulimin e votave të ardhura nga Serbia, e lë LDK-në pa një deputet.

Isa Mustafa, kryetari i kësaj partie ka sqaruar se pse nuk janë ankuar kundër këtij vendimi.

“Deputeti jonë i 29 ka qenë i lidhur me atë që Nisma mbeti jashtë parlamentit për arsye jo vetëm të Listës Serbe dhe votave që erdhën nga Serbia por edhe të numërimit të votave me kusht dhe votave nga diaspora”.

“Ne fillimisht kemi kërkuar që të bëhet rinumërimi i plotë menjëherë pasi që është evidentua se në atë dokumentin e evidentimit të rezultateve ka munguar një subjekt politik që ka marr pjesë në zgjedhje dhe ne thamë që të rinumërohen dhe të pastrohet çdo gjë dhe ne publikisht jemi shprehur kundër numërimit votave që kanë ardhur nga Serbia dhe ne tash s’mund të dalim e ta kundërshtojmë një vendim të PZAP-it i cili është në harmoni me atë çka e kemi thënë ne pa marr parasysh nëse humbim apo e fitojmë një deputet ne i konsiderojmë meritore vendimet e PZAP-it dhe vendimet e Gjykatës Supreme dhe çdo vendim ne do ta mirëpresim dhe do ta respektojmë”, ka thënë Mustafa për ekonomia online.

Mustafa ka thënë se pavarësisht se hyrja e Nismës i lë LDK-në e VV-në pa 4 deputetë, nuk do të rrezikojë formimin e qeverisë.

Ai nuk e përjashton mundësinë e bashkëqeverisjes me këtë parti, por shton se për këtë do të vendosë partia e parë.

“Nuk shoh ndonjë vështirësi, por duhet ta presim që të përfundoj procesi. Ajo duhet të jetë çështje e marrëveshjes me Vetëvendosjen përkatësisht e partisë së parë , në qoftë se Vetëvendosje do të vazhdon ta mbajë vendin e parë asaj do i bije të merr iniciativë lidhur me këto çështje dhe nuk na bien neve që të vejmë kushte , por unë konsideroj që nuk do të rrezikohet në asnjë rast koalicioni dhe formimi i qeverisë edhe në situatën kur Nisma hyn në Kuvend”.