Fjalë Kyçe

Sekuestrohen armë gjatë bastisjes së dy lokaleve në Klinë

Sekuestrohen armë gjatë bastisjes së dy lokaleve në Klinë

Stacioni Policor i Klinës në përkrahje të Drejtorisë Rajonale të Policisë Pejë, Njësisë për Reagim të Shpejtë, Administratës Tatimore dhe inspektorëve të punës, ka realizuar planin operativ “Inspektimi”.

Operacioni është zhvilluar në dy lokacione, lokale të natës.

Gjatë implementimit të planit inspektorët kanë filluar me procedurë mbi shkeljet e supozuara si mos përdorim i arkave fiskale, mos lidhja e kontratave me punëtorët, e shkelje të tjera.

Ndërsa nga ana e policisë në njërin lokal janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me 10 copë fishek, një sprej gaz lotsjellësi, një thikë dhe një automjet është marr për shmangie doganore.

Në lokalin e dytë është gjetur dhe sekuestruar një gaz lotsjellësi.

Njëkohësisht patrullat në lëvizje kanë ndaluar, kontrollua një automjet tek pronari i të cilës kanë gjetur dhe sekuestruar një armë ilegale.

I dyshuari për posedim të armës është ndaluar për 48 orë.