Fjalë Kyçe

Shevarliq: Scott u tregoi fëmijëve hartën e Serbisë pa Kosovën

Shevarliq: Scott u tregoi fëmijëve hartën e Serbisë pa Kosovën

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Serbisë, Miladin Shevarliq, ka deklaruar se ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, në një shkollë fillore të Apatinit ka mbajtur një ligjëratë para nxënësve të fillores dhe atyre ua ka treguar hartën e Serbisë pa Kosovë, përcjell b92.

Shevarliq u ka thënë gazetarëve se për këtë kishte marrë vesh nga mediet e këtij qyteti.

“Deri kur do të lejojë Serbia që të nënçmohet në mes të Serbisë nga ambasadorët e huaj?”, ka pyetur Shevarliq, transmeton Koha.net.

Ai e ka pyetur publikisht presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministren Ana Bërnabiq, ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, dhe ministrin e Arsimit Mladen Sharçeviq nëse ky është keqpërdorim për qëllime politike.

“Çfarë do të ndodhte sikur ambasadori serb të mbante një ligjëratë të tillë në shkollën fillore?”, ka pyetur Shevarliq.