Fjalë Kyçe

Tentim dhunimi në Lipjan, arrestohet i dyshuari

Tentim dhunimi në Lipjan, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan, pasi që i njëjti ka tentuar që ta dhunojë një femër.

Sipas Policisë i dyshuari mashkull K-Ashkali, ka tentuar që ta dhunojë viktimën femër K-Ashkali, brenda një shtëpie të pabanuar.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

Lipjan 07.11.2019 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Ashkali, pasi që i njëjti në një shtëpi të pabanuar ka tentuar ta dhunojë viktimën femër K-Ashkalike. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.