Fjalë Kyçe

Thaçi: Me keqardhje mësova për ftesën e Haradinajt nga Gjykata Speciale

Thaçi: Me keqardhje mësova për ftesën e Haradinajt nga Gjykata Speciale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj duke u shprehur se e respekton vendimin e tij, shkruan GazetaAlo.

Ndërsa sa i përket lidhur me ftesën nga Gjykata Speciale që i është bërë Kryeministrit si dhe eprorëve të tjerë të UÇK-së, ai tha se me keqardhje e ka pritur këtë lajm.

Postimi i tij i plotë:

Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i imi, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së. Nga mediat tani u informova edhe për vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e tij. Unë e respektoj vendimin e tij dhe si President i Republikës së Kosovës ju siguroj se do të veprojë bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë. Unë besoj në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe besoj në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë. As vlerat e lirisë sonë dhe as luftën e UÇK-së nuk mund ta cenojë askush! HTH