Fjalë Kyçe

Cadillac CT6 do të rikthehet me çmim më të lartë se më parë

Cadillac CT6 do të rikthehet me çmim më të lartë se më parë

Kërkesa e madhe për këtë model, e ka kthyer sërish, por me një çmim

Iu deshën vetëm dy ditë gjatë janarit të vitit të kaluar, që ky Cadillac i 550 kuaj fuqive, të shitej në tërësim, transmeton Telegrafi.

Ishte lansuar në vetëm 275 njësi, që kushtonin nga 90 mijë dollarë dhe kërkesa për to ishte shumë e madhe.

Meqenëse ka shumë interesim, Cadillac ka vendosur që ta rikthejë në prodhim, duke lansuar kësaj radhe edicionin CT6-V.

Mirëpo, kjo nuk vjen lirë, pasi pritet që të ketë çmimin më të shtrenjtë se më parë, pasi për modelin bazë kërkohen 4,000 dollarë më shumë.

Në anën tjetër, Cadillac CT6 me gjithë këtë çmim, është shumë më i lirë se rivali BMW 760i që kushton rreth 160 mijë dollarë.