Fjalë Kyçe

iPhone-ët e ri po shiten më pak se modelet e kaluara

iPhone-ët e ri po shiten më pak se modelet e kaluara

​Ka patur pretendime të ndryshme që sugjerojnë se iPhone-ët e ri të Apple për 2018, iPhone XR, Xs dheXs Max nuk po shiten aq mirë, sa Apple dhe investitorët e tyre kanë synuar.Duke pasur parasysh se Apple nuk planifikon të ndajë shifrat e shitjeve tëiPhone, nuk mund të dihet 100% sa njësi kanë shitur.

Megjithatë, sipas të dhënave më të fundit nga Mixpanel (nëpërmjet 9to5Mac), duket se vërtetohen raportet e shitjes së dobët të iPhone.

Siç mund ta shihni në grafikun e mësipërm, grafikët kryesorë i përkasin iPhone 8, 8 Plus dhe X, ndërsa tre të fundit janë ato të iPhone Xs, XsMax dhe XR.

Diferenca në përshtatje të tregut është e qartë dhe hendeku është mjaft i madh. Kjo bëhet më e dukshme kur krahasojmë iPhone 8, 8 Plus dheX me iPhone 7 dhe 7 Plus, ku mund të shihet se iPhone X në të vërtetë arrin deri tek iPhone 2016 sa i përket adoptimit.

iPhone-ët e 2018 kanë qenë në shitje për vetëm 2-3 muaj dhe duke gjykuar nga trendi në rritje në grafik, ka shumë gjasa që përshtatja në treg do të rritet, por nëse do të mund të parakalojë modelet e vitit të kaluar, është ende e paqartë.