Fjalë Kyçe

Kia lanson veturën më të kërkuar për 2020-ën

Kia lanson veturën më të kërkuar për 2020-ën

Pasuria favorizon guximin – kjo shprehje rrjedh nga një proverbë latine, që do të thotë se Fortuna, perëndesha e fatit, ka më shumë gjasa të ndihmojë individët që ndjekin me guxim atë që dëshirojnë.

Kjo thënie riaktualizohet përmes veturës së re të lansuar të Kia’s, modelin Telluride të vitit 2020, i cili po cilësohet si ndër më të kërkuarit, transmeton lajmi.net.

Për të zbuluar se çfarë blerësit duhet të prasin nga makina e re, Kia lansoi një video të modelit të ri në Kolorado, e cila përfshin shpjegimin ndaj çdo specifike.

Telluride posedon një motor të modelit V6 me 3.8 litra, i cili është i aftë të prodhojë 291 kuaj fuqi.

Vetura etiketon çmimin rreth 41.600 euro.