Fjalë Kyçe

LG do të lansoj laptopin më të hollë në botë

LG do të lansoj laptopin më të hollë në botë

Consumer Electronics Show (CES) që mbahet çdo vit në Las Vegas është vetëm disa javë larg dhe njoftimet kanë filluar tashmë. LG njoftoi sot se do të lansoj laptopin më të lehtë në botë – Gram 17 – në CES.

Laptopi peshon vetëm 1,340 gram krahasuar me laptopë të tjerë të së njëjtës klasë që peshojnë 2.000 gram ose më shumë.

Kompania pretendon se arriti të grumbulloj në një ekran 17 inç, një trup 15.6-inç të laptopit. Laptopi do të shfaqë ekranin premium Wide Quad Extended Graphics Array (WQXGA) me rezolucion 2560 x 1600 dhe një raport më të gjerë, 16:10.

Specifikat tregojnë se ekrani do të jetë i madh, për transmetimin e videove, lojrave dhe redaktimin e dokumenteve.

Ndër specifikat kryesore që sjell laptopi, janë:
– Ekrani: 17 inç WQXGA me rezolucion 2560 x 1600
– Procesori: Intel Core 8th Gen Intel Core
– Grafika: Intel UHD Graphics
– Memoria: 8 / 16GB RAM
– Magazinim i brendshëm: 256 / 512GB
– Bateria: 72Wh (rreth 19.5 orë, sipas kompanisë)

LG thotë se laptopi është projektuar me standardin e qëndrueshmërisë MIL-STD-810G, duke e bërë atë rezistent ndaj shokimeve, temperaturës dhe ndaj pluhurit. Kompania ka përfshirë një sensor të gjurmëve të gishtit. Përveç kësaj, pajisja ka teknologjinë DTS Headphone X për të përmirësuar eksperiencën tuaj të audios