Fjalë Kyçe

Mbikëqyrësit e postimeve të Facebook paguhen pak

Mbikëqyrësit e postimeve të Facebook paguhen pak

Rreth 1600 punonjës që përbëjnë ekipin e Genpact e që monitorojnë postimet me përmbajtje pornografike apo me nudizëm në Facebook, bëjnë një punë stresuese, nuk paguhen mirë dhe ndonjëherë pësojnë trauma.

Kjo kompani e kontraktuar nga Facebook për të mbikëqyrur postimet është e vendosur në qytetin jugor të Indisë, Hyderabad.

Ata janë të detyruar që të shohin 2 mijë postime gjatë 8 orëve punë. Punonjësit, të gjithë në të njëzetat, paguhen vetëm 1404 dollarë në vit, përcjell KosovaPress.

Reuters, duke cituar disa punonjës, raporton se ata nuk paguhen sa duhet, kanë shumë stres, ndërsa ka raste kur femrave iu bie të fikët në punë prej ngarkesës ose pësojnë trauma prej postimeve që shohin, pasi ka pasur edhe raste të vetëvrasjeve online.