Fjalë Kyçe

Shitet në Gjermani Golf 2-shi që ka të kaluara vetëm 30 km për 30 vjet

Shitet në Gjermani Golf 2-shi që ka të kaluara vetëm 30 km për 30 vjet

Së shpejti do të fillojë të dalë në shitje gjenerata e tetë e modelit legjendar “Golf” të prodhuesit prestigjioz gjerman, Volkswagen, por tek ne ende vazhdon të jetë e popullarizuar gjenerata e dytë. Por jo vetëm tek ne, Golf 2-shi po ashtu është i popullarizuar edhe në vendlindje, Gjermani.

Së fundmi, në Gjermani është shitur një Volkswagen Golf II shumë i ruajtur. Ai është prodhuar në vitin 1989 dhe që nga atëherë i ka të kaluara vetëm 30,874 kilometra, transmeton Koha.net. Pronari i këtij Golfi nga qyteti Morlenbach, Gjermani, ka sqaruar se pronari i mëparshëm ka qenë një i moshuar i lindur më 1929 i cili veturën e ka servisuar rregullisht dhe nuk e ka vozitur asnjëherë gjatë dimrit.

Ky Golf 2-sh është shumë i ruajtur dhe ka goma origjinale, nuk ka ndonjë gërvishtje në eksterier e aspak ndryshk. Po ashtu, edhe interieri është shumë i ruajtur, nuk ka asnjë dëmtim, shkruan radiosarajevo.ba.

Gjithashtu, këtë Golf 2-sh 30-vjeçar e bën më të vlefshëm paketa GL që e ka, ndërsa nën kofano ka motorin benzinë 1.8-litër me kapacitet prej 90 kuajfuqi në kombinim me marshin manual me 5 shpejtësi.

Sa i përket çmimit, ashtu edhe siç pritej, ky “dysh” është shitur për 5.990 euro. Vetëm disa ditë pas publikimit të shitjes së këtij Golfi 30-vjeçar, njoftimi është larguar, gjë që lë të kuptohet se ishte shitur për shumën e kërkuar.