Fjalë Kyçe

Shkaku i teknologjisë, të rinjtë mund të kalojnë tri ditë pa folur me të tjerët

Shkaku i teknologjisë, të rinjtë mund të kalojnë tri ditë pa folur me të tjerët

Një në dhjetë britanikë mund të kalojnë deri në tri ditë pa folur me një person tjetër për shkak të përhapjes së teknologjisë.
Kjo është gjetja e një sondazhi me 2,000 persona që tregon se mesatarisht të rriturit në Mbretërinë e Bashkuar mund të kalojnë 24 orë pa bashkëvepruar me një person tjetër.
Më shumë se gjysma (apo 54 për qind) mendojnë se zhvillimi i teknologjisë tani do të thotë se ata kanë më pak biseda ballë për ballë sesa bënin pesë vjet më parë.
Të gjeturat treguan se përkundër rritjes së aplikacioneve sociale si Meet-up dhe Tinder, teknologjia ka qenë e paefektshme në përmbushjen e nevojave të atyre që ndihen të vetmuar.
Në Mbretërinë e Bashkuar, hulumtimi ka treguar se pothuajse 10 për qind e njerëzve të moshës 16 deri në 24 vjeç janë ‘gjithmonë ose shpesh’ të vetmuar – përqindja më e lartë e çdo grupmoshe.
Përkundër metodave më të avancuara teknologjike të komunikimit, 72 për qind e britanikëve ende mendojnë se takimet ballë për ballë janë ende mënyra më e mirë për të njohur dikë.
Gati gjysma (46 për qind) e pjesëmarrësve thonë se ndjehen më të qetë pas një takimi të ngrohtë me dikë tjetër.
Psikologu Dr. Becky Spelman thotë se përkundër faktit se ka më shumë mënyra për t’u lidhur me njerëzit e tjerë, ata kanë më pak komunikime me pamje në telefon me njëri-tjetrin.
“Teknologjia e ka bërë jetën tonë më të përshtatshme,” tha ajo.
“Por kërkimet tona sugjerojnë se, edhe pse kemi më shumë mënyra për të ndërvepruar me njëri-tjetrin, ne po fillojmë të ndiejmë mungesën e asaj lidhjeje të veçantë që përjetojmë kur flasim ballë për ballë”.
Studimi gjithashtu gjeti se 23 për qind kanë një temë apo hobi për të cilin ata janë të interesuar, por që nuk kanë me kë ta ndajnë.
Dhe 41 për qind dëshirojnë që ata të kishin më shumë njerëz në jetën e tyre për të folur ballë për ballë.
Pothuajse gjysma e tyre mendonin se shëndeti i tyre mendor është shumë më i dobishëm nga bashkëveprimi i drejtpërdrejtë me njerëzit e tjerë sesa përmes ndonjë ekrani.
Dhe 46 për qind ndjehen më të qetë pas një takimi të përzemërt me dikë.
Dr Spelman thotë: ‘Me të gjithë teknologjinë në dispozicion ne nuk duhet ta harrojmë rëndësinë ndërveprimeve njerëzore me njëri-tjetrin.
“Një bisedë e thjeshtë mund të ketë një ndikim të vërtetë dhe është një mënyrë e shkëlqyeshme për të treguar se ju intereson dhe dëshironi të angazhoheni”.