Fjalë Kyçe

Spiuni në makinën tuaj! Vendosen “kutitë e zeza” për të ndjekur çdo lëvizje tuaj

Spiuni në makinën tuaj! Vendosen “kutitë e zeza” për të ndjekur çdo lëvizje tuaj

Frika nga “Big Brother” gjatë vozitjes doli në pah pas planeve të Bashkimit Evropian për të përshtatur teknologjinë e kufizimit të shpejtësisë në makina të reja.

Një projekt i Komisionit Europian për të ndaluar shoferët që kalojnë kufirin gjithashtu përfshin një “kuti të zezë” të stilit të avionit për të regjistruar shpejtësinë plus të dhënat e makinës dhe vendndodhjes.

Skeptikët kanë frikë se këto pajisje përcjellëse do të lejojnë policinë, siguruesit dhe madje hakerët që të spiunojnë njerëzit dhe të monitorojnë të gjitha lëvizjet e tyre.

‘Asistenca inteligjente e shpejtësisë’ është në qendër të një debate rreth sigurisë rrugore në Evropë.

Këto sisteme janë të afta të ndalojnë automatikisht tejkalimin e kufijve të shpejtësisë ose shkurtimin e shpejtësisë nëse kalojnë në zona të ngadalta. Por Departamenti i Transportit këmbëngul se sistemet e detyrueshme nuk do të ngadalësojnë fizikisht një makinë.

Ekspertët thonë se shoferët thjesht do të alarmohen nga një dritë me pult dhe një alarm me zë, ngjashëm me paralajmërimet ekzistuese kur rripat e sigurimit nuk janë të vendosur.

Teknologjia e re duhet të instalohet në të gjitha makinat e reja që nga maji 2022 dhe në modelet ekzistuese dy vjet më vonë. Karakteristikat e tjera përfshijnë frenimin automatik emergjent dhe një sistem që mban një automjet në qendër të një korsie trafiku.

Komisioni i BE-së pretendon se pajisjet e detyrueshme mund të ndihmojnë në shmangien e 140.000 lëndimeve të rënda deri në vitin 2038.

Britania tashmë ka premtuar se do të aplikojë të njëjtat rregulla, por kuptohet që planet shtesë të kutive të zeza kanë bërë që ministrat të ngrenë në mënyrë të përsëritur shqetësimet e privatësisë me zyrtarët evropianë. Pajisjet përcjellin se si njerëzit vozitin dhe mund të ruajnë të dhënat në rastet kur ndodh aksident. BE thotë se kjo ‘do të ofrojë informacion të rëndësishëm për analizën e aksidenteve dhe reduktimin e aksidenteve në të ardhmen’.

Gjithashtu ajo mund të ndihmojë për të ndjekur penalisht një shofer i cili ka shpejtuar dhe ka shkaktuar përplasjen. Por aktorët e fushatës së privatësisë kanë frikë se këto të dhëna mund të shfrytëzohen nga firmat e sigurimit për të hedhur poshtë një kërkesë nëse dikush shfaqet duke lëvizur vetëm pak mbi limitin e shpejtësisë.

Grupi i fushatës Big Brother Watch ka thënë se futja e detyrueshme e një sistemi të tillë ‘shkon kundër parimeve britanike të lirisë dhe zgjedhjes së lirë’ dhe paralajmëroi se të dhënat e mbledhura në shkallë të gjerë ‘mund dhe do të keqpërdoren’. Sipas këtij grupi, thuhet se kjo teknologji mund të keqpërdoret nga firmat e sigurimeve për të ulur premimumet në bazë të asaj se si personat vozisin, si dhe ekziston rreziku i qasjes nga hakerat.