Fjalë Kyçe

Youtube largon videot propaganduese ndaj përdorimit të vaksinave

Youtube largon videot propaganduese ndaj përdorimit të vaksinave

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje, që të largohen lajmet keq informuese dhe të pabazuara në fakte, se nuk duhet marrë vaksinat për shkak se shkaktojnë më shumë dëm se dobi.

Për pasojë, shumë njerëz i janë bindur këtyre lajmeve dhe kanë ndaluar së dërguari fëmijët për vaksinim, duke rezultuar me përhapjen e shumë epidemive, kryesisht paralizën e fëmijëve, transmeton Telegrafi.

Thirrjes i është përgjigjur menjëherë Yotube, që ka nisur të largojë videot e paautorizuara, që apelojnë në ndalimin e vaksinimit, si dhe marrjen e medikamenteve tjera parandaluese.

Në këtë projekt, është bërë edhe largimi i materialeve nxitëse dhe që nuk janë të bazuara në fakte konkrete, që kanë për mesazh të njëjtin veprim.

Aksionit të njejtë i është përgjigjur edhe Facebook, duke larguar materiale kundër vaksinimit dhe mbylljen e llogarive, që vazhdimisht lëshonte lajme të tilla.