Kryeministri Ramush Haradinaj ka pasur një takim pune me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario.
Sipas Haradinajt, gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe bashkëpunimi ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve vendore të sigurisë është i shkëlqyeshëm.
“Institucionet dhe të gjithë mekanizmat e sigurisë së Kosovës janë partnerë të përhershëm dhe të besueshëm të misionit të NATO-s për paqe dhe stabilitet”, deklaroi Haradinaj.