Fjalë Kyçe

​Kurti takon profesorë e ekspertë të universiteteve britanike

​Kurti takon profesorë e ekspertë të universiteteve britanike

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i shoqëruar nga ish-deputetet Fitore Pacolli dhe Saranda Bogujevci, në dy takime të ndara takuan profesionistë shqiptarë dhe profesorë e ekspertë nga universitete të ndryshme në Britani të Madhe.

“Diskutuam hapur për mënyrat dhe mundësitë e bashkëpunimit për progresin e shtetit tonë. Interes i veçantë iu kushtua prioritetit të qeverisë për kthimin e trurit dhe angazhimin e tyre në zhvillimin ekonomik dhe demokratizimin e vendit”, thuhet në njoftimin e LVV-së.