Numri i viktimave të ciklonit shkatërrues që goditi tre shtete në Afrikën jugore është rritur në më shumë se 761.
Cikloni Idai shkaktoi përmbytje, shkaktoi ndërprerjen me furnizim me energji elektrike dhe ujë, por edhe paraqitjen e kolerës, transmeton KosovaPress.
Në Mozambik, numri i viktimave u rrit në 446, në Zimbabve 259 dhe në Malavi 56.
Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit të Mozambikut paralajmëron se ka të ngjarë të ketë më shumë viktima, kështu që supozohet se ky numër arrin 1.000.
Rreth 110.000 njerëz aktualisht jetojnë në kampe dhe siç tha koordinatori i emergjencave të qeverisë, punonjësit e shëndetësisë në rajon po luftojnë për të luftuar sëmundjen.
Cikloni Idai goditi më së rëndi portin Beira, ndërsa erërat arritën një shpejtësi prej 170 kilometrash në orë, pastaj u zhvendosën në Zimbabve dhe Malavi, duke shkatërruar gjithçka para dhe duke rrezikuar miliona njerëz.