Fjalë Kyçe

​Finalja Flamengo-River Plate nuk do të luhet në Kili

​Finalja Flamengo-River Plate nuk do të luhet në Kili

Ndryshon destinacion finalja e Copa Libertadores 2019, e para që do të zhvillohet me një ndeshje unike, sepse deri një vit më parë finalja e kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Amerikën e Jugut luhej me dy ndeshje vajtje-ardhje.

Për shkak të gjendjes së vështirë politike në Kili ku futbolli është lënë në plan të dytë për shkak të protestave të shumta, Conmebol konfederata amerikano-jugore e futbollit ka vendosur ta spostojë ndeshjen nga kryeqyteti i Kilit Santiago në atë të Perusë Lima.

Vendimi është zyrtar tashmë teksa në finalen që do të luhet më 23 nëntor në kryeqytetin e Perusë do të sfidojnë njëra-tjetrën në një ndeshje të vetme për të fituar trofeut brazilianët e Flamengos dhe kampionët në fuqi argjentinasit e River Plate.