Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se kanë kërkuar nga viktimat që të paguajnë 93 mijë euro për të shfrytëzuar pa problem një pronë, njofton Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën ‘Shefqet Shkupi’ të kryeqytetit.