Fjalë Kyçe

​Ja si mbyllet gropa mes asfaltit në Prishtinë

​Ja si mbyllet gropa mes asfaltit në Prishtinë

Sot në mëngjes KosovaPres raportoi për hapjen e një grope midis asfaltit në rrugën “Adrian Krasniqi” në Prishtinë.

Pasdite dy punëtorë të një kompanie private me një kamionetë kanë dal duke e mbuluar atë me zhavorr.

Hapja e gropës midis asfaltit është bërë si pasojë e kalimit nëpër këtë rrugë të kamionëve të rëndë që bartin material ndërtimor për kompanitë që po ndërtojnë banesa në Lagjen e Muhaxherëve.

Në këtë lagje shumica e shtëpive të vogla janë zhdukur për t’ua lëshuar vendin ndërtimeve të larta.