Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane ka pranuar se është munduar ta harrojë finalen e Ligës së Kampionëve.
Sezonin e kaluar Tottenham u mposhtë në finale nga Liverpool me rezultat 2-0, klub me të cilin do të ndeshen sot në kuadër të javës së 10-të në Premier Ligë.
Kapiteni i Anglisë tha se është munduar ta harrojë këtë ndjesi dhe synimi i tij është që klubi të rikthehet në formën e duhur, transmeton KosovaPress.
“Kemi pasur rivalitet në vitet e fundit sepse kemi qenë duke luftuar për Premier Ligën dhe Ligën e Kampionëve. Kjo është kur dy klube luajnë në nivelet e larta, dëshiron të fitosh, në mënyrë që të jesh në krye. Ata ishin në krye, kam provuar ta harrojë këtë gjë për të qenë i sinqertë. Kjo është në të kaluarën, duhet të koncentrohemi dhe kemi shumë për të bërë për t’u rikthyer në formën e duhur”, deklaroi ai.
Kujtojmë që kjo super ndeshje mes dy gjigantëve anglez fillon në ora 17:30.