Fjalë Kyçe

​Mbeten në paraburgim 28 të arrestuarit në veri të Kosovës

​Mbeten në paraburgim 28 të arrestuarit në veri të Kosovës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për 60 ditë ndaj 28 të arrestuarve para tre muajsh në veri të Kosovës, në mesin e të cilëve janë 19 zyrtarë policorë.

Burime të KosovaPress-it brenda kësaj gjykate kanë bërë të ditur se vendimin për vazhdimin e paraburgimit, Gjykata Themelore e Prishtinës e ka bazuar në mundësinë e rrezikut nga ikja dhe pengimin e hetimeve duke ndikuar në dëshmitarë nga ana e të pandehurve, si dhe për shkak të peshës dhe rëndësisë së veprave penale.Të arrestuarit dyshohen për veprën penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, si dhe “marrja e ryshfetit”.

Marrjen zyrtarisht të këtij aktvendimi e ka konfirmuar për KosovaPress, mbrojtësi i njërit prej të dyshuarve në këtë rast, avokati Musa Damati.Ai paralajmëroi ankesë në Gjykatën e Apelit duke besuar se kjo Gjykatë do të marrë në konsideratë të gjitha theksimet në ankesë dhe këtë çështje do ta zgjidhë në mënyrë më të drejtë.