Napoli dhe Lazio janë dy skuadrat italiane të cilat kanë shprehur interesim për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Arsenalit, Shkodran Mustafi.
“Gunners” janë pajtuar që ai të largohet nga skuadra dhe po kërkojnë rreth 20 milionë euro, por ende asnjë skuadër nuk e ka ofruar atë shumë të parave.
Lazio duket se është në avantazh ndaj Napolit për nënshkrimin e Mustafit, derisa kanë bërë gati një kontratë pesëvjeçare me përfitime prej 2.3 milionë euro në sezon.