Rekordi absolut i temperaturës në Francë arriti më 28 qershor kur termometri shënoi 46 gradë Celsius në rajonin Verargues (jug) dhe jo 45,9 gradë Celsius që ishte rregjistruar në Gallargues-le-Montueux, njoftoi sot qendra meteorologjike franceze pas analizimit të të dhënave të reja.
“Kjo është zyrtare, në Francë në muajin qershor u arrit temperatura 46 gradë Celsius”, shkruan qendra meteorologjike në faqen e saj në internet.
Më 28 qershor, gjatë një periudhe të të nxehtit të jashtëzakonshëm për shkak të hershmërisë dhe të intensitetit, u thye rekordi i mëparshëm që ishte regjistruar gjatë vitit 2003 që ishte 44,1 gradë Celsius.