Fjalë Kyçe

​Përfundon miqësorja historike, Milan mposht Feronikelin

​Përfundon miqësorja historike, Milan mposht Feronikelin

Ka përfunduar ndeshja miqësore ndërmjet Milanit dhe kampionit të Kosovës, Feronikelit.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2 me 0 në të mirë të skuadrës së rosonerëve. Golin e parë e shënoi Suso në minutën e 26-të të ndeshjes, ndërsa Fabio Borini arriti ta dyfishojë epërsinë e Milanit.Duhet theksuar se dy trajnerët si Vukicevic ashtu edhe Giampalo, provuan të gjithë lojtarët që kishin në dispozicion për këtë ndeshje.

Gjatë gjithë ndeshjes ishte Milan ajo që sulmoi ndërsa rastin e vetëm në ndeshje për skuadrën e Feronikelit e pati Kastriot Rexha, i cili godite transversalën e portierit Donnarumma. Kujtojmë që kjo ishte hera e parë që në Kosovë, vie një skuadër e madhe evropiane si Milan që deri para pak vitesh ishte skuadra më e trofeshme në botë.