Fjalë Kyçe

​Policia e Pejës kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e këtij personi

​Policia e Pejës kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e këtij personi

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i dënuar me aktgjykimin e plotfuqishëm është: Zvonko (Vuqeta ) Jeremiq i lindur me 23.10.1957 në fshatin Gorazhdec-Pejë.

I dënuari është i kërkuar për veprën penale: (një) rast për veprën penale “Kultivim i bimës së hashashit shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.