Atleti Muhamet Ramadani ka pranuar sot medaljen në ceremoninë e organizuar në stadiumin Tafiq Brahimov të Bakusë së Azerbajxhanit.
Medaljen Ramadanit ia ka dorëzuar presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, i cili ishte i nderuar nga organizatorët për të ndarë medaljet.
Atleti Muhameti fitoi të artën mbrëmë në disiplinën hedhje e gjylës 5 kilogramë. Me rezultatin 19.75 metra, atleti ynë i artë ishte bindshëm i mirë se sa garuesit nga Rusia e Suedia, që patën rezultatin 18.81 dhe 17.75 metra.