Fjalë Kyçe

​Thaçi: Serbisë nuk do t’ia mbërrijë ymri të kthehet në Kosovë

​Thaçi: Serbisë nuk do t’ia mbërrijë ymri të kthehet në Kosovë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaci ka thënë se “Serbisë nuk do t’ia mbërrijë ymri të kthehet në Kosovë”.

Kjo erdhi si përgjigje ndaj deklarimeve të presidentit serb Aleksandër Vuçiq , i cili dje ka thënë se

“Hashim Thaçit nuk do t’ia mbërrij ymri të vendosë pikën kufitare në Kopaonik”.

Në konferencën për gazetarë ku Thaçi ka folur për aksionin e Policisë së Kosovës në veri, ndër të tjera tha se sa më shumë që vonohet Bashkimi Evropian me liberalizim të vizave, aq më shumë rritet interesimi i Kosovës dhe Shqipërisë për heqje të pikave kufitare.

I pyetur për deklarimet e presidentit të Serbisë i cili për idenë e bashkimit kombëtar, presidenti Thaçi tha se njësoj ka menduar Serbia edhe kur është bërë fjalë për çlirimin e Kosovës apo pavarësinë e saj.

Thaçi, i cili kohët e fundit ka shpeshtuar deklaratat për bashkim të shqiptarëve në një shtet të vetëm, tha se askush nuk duhet t’i frikësohet bashkimit kombëtar.