Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjen e Kamer Imerit nga Ashlani i Vushtrrisë me rastin e ndarjes nga jeta të babait të dëshmorit, Bislim Imeri.
“Baca Kamer, baba i dëshmorit Bislim Imeri, dje u nda nga ne. Nuk do ta harroj kurrë këtë burrë plot dinjitet e devocion atdhetar. Me tre djemtë e tij ishte pjesë e luftës çlirimtare që nga ditët e para. Trashëgimia që la pas ka veç një emër: nder dhe krenari”, shkruan Veseli në Facebook.