Persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi në Shtime dhe kanë vjedhur një revole me leje, dy karikator dhe pesëdhjetë copë fishekë, një sasi ari vlera për momentin nuk dihet dhe një telefon mobil.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë, ndërsa është raportuar nga pronari i shtëpisë.