Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka hedhur poshtë sot spekulimet e medieve gjermane dhe atyre kosovare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
“Nuk ka harta, nuk ka asgjë, sepse ne nuk po bisedojmë. Çfarë 17 pika, nuk ka asnjë pikë,” u përgjigj Vuçiq duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për çështjen e një plani që përmban 17 pika që ka të bënte me ndryshimin e kufijve.
“Ata që pretendojnë këtë, duan ta ndajnë Serbinë në 17 pjesë”, tha Vuçiq.