Fjalë Kyçe

1.6 milion euro për t’iu blerë cigare të burgosurve në Kosovë?

1.6 milion euro për t’iu blerë cigare të burgosurve në Kosovë?

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shpallur tender në vlerë prej mbi 1 milion e 600 mijë euro për t’i furnizuar të burgosurit nëpër burgjet e vendit me duhan.

Të burgosurit në vend duket se nuk po e prishin tymin e duhanit as brenda burgjeve. Madje, vetëm që të kenë cigare brenda, ata kanë shpenzuar mbi 1 milion euro, para këto që janë deponuar nga familjarët e tyre.

Së paku kështu thuhet në njoftimin për nënshkrim të kontratës të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurorimit Publik.

“Furnizim me cigare për të burgosur të cilat blihen me para të të burgosurve të cilat deponohen nga familjarët e tyre”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të publikuar në KRPP, fituese e këtij tender është shpallur kompania “Beni Dona Plast”.

Kontrata është nënshkruar më 23 shtator.