Fjalë Kyçe

1.732 gjoba në 24 orët e fundit

1.732 gjoba në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 1.732 gjoba.

Në raportin e përditshëm të Policisë, bëhet e ditur se 887 gjoba janë shqiptar në bazë të Ligjit për parandalimin e COVID-19, përkatësisht mosmbajtje të maskës dhe mosrespektim të masave tjera, ndërkohë 845 gjoba janë shqiptuar për shkelje të rregullave në trafik.

Po ashtu, bëhet e ditur se janë shënuar 12 aksidente trafiku me të lënduar.