Fjalë Kyçe

10 masat shtesë që mori mbërmë Qeverisa, pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus

10 masat shtesë që mori mbërmë Qeverisa, pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus

Qeveria e Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme, në të cilën ka marrë vendim për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të dy rasteve pozitive me koronavirus COVID-19.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se masat shtesë që janë ndërmarrë në këtë mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës janë si në vijim:

1. Ndalohen hyrje daljet e qytetarëve në Komunën e Klinës;

2. Ndalohen hyrje daljet e qytetarëve në Komunën e Vitisë;

3. Ndërpritet me efekt të menjëhershëm transporti ndër-urban në Republikën e Kosovës, si dhe transporti i organizuar ndërkombëtar;

4. Mbyllen kufijtë tokësor për udhëtarët që hyjnë në Kosovë, kjo nuk vlen për qytetarët kosovarë, të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët hyjnë përmes këtyre kufijve do t’iu nënshtrohen kontrolleve të shtuara mjekësore me urdhrin që ata të vetizolohen për 14 ditë;

5. Nga data 16 mars 2020 ora 24:00, bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të udhëtimit ajror në Aeroportin e Prishtinës, përveç fluturimeve ushtarake, dhe emergjencave medicinale (MEDIVAC). Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh, por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga Kosova;

6. Mbyllen kafeteritë, baret, pabet dhe restorantet, qendrat tregtare me përjashtim të farmacive dhe marketeve ushqimore;

7. Pezullohen të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive;

8. Mbyllen tregjet e kafshëve dhe tregjet e automjeteve;

9. Reduktohen në veprimet esenciale dhe staf esencial çdo institucion publik, përveç stafit të sektorit të shëndetësisë dhe të sektorit të sigurisë;

10. Urdhërohen kompanitë private që ta organizojnë punën në atë mënyrë që shumicën e aktiviteteve punëtorët t’i kryejnë nga shtëpia;

Rekomandim: U bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që t’u shmangen ambienteve të frekuentuara me njerëz dhe t’u përmbahen të gjitha masave të ndërmarra nga Qeveria dhe rekomandimet e dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës;

Po ashtu, në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme Qeveria u mor vendimi të plotësimit të Komisionit të veçantë për koronavirus me anëtarët si më poshtë:

-Lumir Abdixhiku, Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit, anëtar;

-Naser Ramadani, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, anëtar;

-Përfaqësues nga Klinika Infektive në SHSKUK, anëtar;

-Përfaqësues nga Qendra e Situatave në Sekretariatin e KSK, anëtar.