Kanë kaluar më shumë se dhjetë orë që kur pasagjerët e aviokompanisë Orange janë duke pritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. Fluturimi ishte paraparë të nisej në orën 04:00 të mëngjesit për në Shtuttgart.
Gazeta Insajderi ka siguruar edhe pamjet nga vendi, ku qytetarët janë duke pritur.
Deri tani askush nga përgjegjësit nuk ka dalë për t’ju dhënë përgjigje pse po ndodhin vonesat. Të acaruar, ata kanë telefonuar në redaksinë e Insajderit, për ta shprehur këtë pakënaqësi.
“Që nga ora 4 e mëngjesit jemi duke prit për një fluturim për në Shtuttgart. Qe sa jemi duke prit, unë këtu jam bashkë me nanën kjo është në moshë, kurrkush nuk po del me thanë kurgjo”, i tha njëri nga qytetarët Insajderit.