Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk ka humbur jetën asnjë person si pasojë e infektimit me COVID-19.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë nga 2.484 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.
Tutje, MSH bën të ditur se numri i të shëruarve brenda këtyre orëve është 82 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.894.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:
17 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 2.484 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 82 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.894.
Në total numri i rasteve aktive është 673.