Fjalë Kyçe

10 year Challenge: Shaqiri tregon sesi dukej para 10 viteve

10 year Challenge: Shaqiri tregon sesi dukej para 10 viteve

“10 year Challenge” ka bërë që njerëzit të postojnë fotografi të ndryshëm të tyre të vjetra në rrjetet sociale, e të njëjtën gjë e ka bërë edhe sulmuesi kosovar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri.

Shaqiri i ka postuar dy fotografi të ngjitura, njëra para 10 viteve sa ishte tek Basel, dhe njërën me fanellat e Liverpoolit, ku po kalon një kohë fantastike në stinorin e tij të parë

27-vjeçari karrierën profesionale të futbollit e filloi te Basel, aty ku qëndroi për 3 vite para se të kalonte te Bayern Munichu.

Shaqiri në këtë stinor ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 1 asistim në 22 paraqitje me Liverpoolin në të gjitha garat.