Fjalë Kyçe

100 euro nga Qeveria Kurti, javën tjetër në llogaritë e punëtorëve të sektorit publik

100 euro nga Qeveria Kurti, javën tjetër në llogaritë e punëtorëve të sektorit publik

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se të premten janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për pensionmarrësit, nga pakoja mbështetëse prej 100 milionë euro për 800 mijë qytetarë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të Qeverisë thuhet se javën tjetër do të ekzekutohet pagesa e dyfishtë e asistencës sociale për 26 mijë familje dhe shtesat për punëtorët e sektorit publik.

“Të premten janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për pensionmarrësit në Republikën e Kosovës nga pakoja mbështetëse prej 100 milionë euro për 800 mijë qytetarë. Javën tjetër do të ekzekutohet pagesa e dyfishtë e asistencës sociale për 26 mijë familje dhe shtesat për punëtorët e sektorit publik.”, thuhet në njoftimin.