11 nxënës të një gjimnazi u mbytën në lumë dhe 10 të tjerë u shpëtuan, gjatë një ekskursioni me shkollën, për të pastruar lumin nga plehrat.
Ngjarja tragjike u regjistrua të shtunën në provincën Java, thanë autoritetet lokale. Sipas tyre, 150 studentë nga Shkolla e Mesme Islamike po merrnin pjesë në një aksion për pastrimin e lumtur Cileueur, kur 21 prej tyre rrëshqitën në ujë. “Moti ishte i mirë dhe nuk kishte përmbytje”, tha shefi i skuadrës së kërkim-shpëtimit të zonës, Deden Ridwansyah.
“Fëmijët që u mbytën po ishin kapur për dore me njëri-tjetrin. Njëri rrëshqiti dhe tërhoqi edhe të tjerët me vete”.
Banorët e zonës dhe pjesëtarët e skuadrës së shpëtimit thanë se arritën të shpëtonin 10 nxënës, të cilët u dërguan në spital.
Sipas raportimeve të mediave lokale nxënësit nuk kishin veshur jelekë shpëtim.