Fjalë Kyçe

11 raste të reja me Covid-19, një person humb betejën me virusin

11 raste të reja me Covid-19, një person humb betejën me virusin

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 1.658 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërkaq në total numri i rasteve aktive është 170.

MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 6 qytetarë

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.298. Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.682 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 157.338 doza të vaksinës. Deri më sot 29.314 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.