Fjalë Kyçe

11 rastet e reja me koronavirus vijnë nga këto vendbanime të Kosovës

11 rastet e reja me koronavirus vijnë nga këto vendbanime të Kosovës

Sot janë konfirmuar edhe 11 pacientë me koronavirus në Kosovë.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 4 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Tupec dhe 2 raste Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Stanovc i epërm, 1 rast Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Vushtrri), komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë) dhe 1 rast me vendbanim në Fushë Kosovë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Po ashtu bëhet e ditur edhe për shërimin e dy pacientëve derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 876 raste.