Fjalë Kyçe

11 të vdekur dhe 205 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

11 të vdekur dhe 205 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Njëmbëdhjetë të vdekur e 205 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë, ka bërë të ditur të mërkurën Instituti për Shëndetësi Publike (IKSHPK).

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 521 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 205 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 10.795 raste nga 42.136 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 365 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.411 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.019.