Fjalë Kyçe

11 të vdekur dhe 561 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit

11 të vdekur dhe 561 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1357 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 561 raste pozitive.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (72, 67, 62 vjeç), Gjakovë 2 raste (64, 51 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç), Rahovec 1 rast (77 vjeç), Pejë 1 rast (63 vjeç), Prizren 1 rast (47 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç), Obiliq 1 rast (78 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 44.442 raste nga 156.982 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.148 raste të vdekjes.