11 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar të enjten nga shpërthimi i bombës në një veturë në qytetin Afrin të Sirisë.
Shpërthimi ndodhi në hyrje të qytetit duke vrarë dhe lënduar edhe fëmijë.
Sipas Reuters, shumë njerëz kanë marrë lëndime të rënda shëndetësore.
Afrin ndodhet në veri të Alepos pranë kufirit me Turqinë, ajo ka qenë nën kontrollin e forcave kurde YPG deri në vitin e kaluar, tani është e kontrollouar nga rebelët që thuhet se janë të mbështetur nga Turqia.